Pas prezantimit të planit të përgjithshëm të Tiranës nga Bashkia, i menjëhershëm ka qenë reagimi themeluesit të partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi.
Në një deklaratë për mediat, Bojaxhiu akuzon bashkinë se nuk ka bërë publike hapat përmes të cilave janë bërë konsultat publike dhe është arritur në draftin final.
Bojaxhi tha se : ”Sot, mazhoranca e bashkisë ka filluar procesin e miratimit të planit urbanistik të Tiranës, një plan i cili nuk është konsultuar me qytetarët, nuk janë bërë transparente proceset se si ky plan ka arritur deri këtu dhe se ky plan nuk zgjidh problemin që ka qyteti i Tiranës.”
Të kontaktuar nga Ora News, zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës i propozon Bojaxhiut që të konsultohet me faqen online të bashkisë ku gjenden të gjitha dëgjesat publike për këtë projekt.