Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Spitalet, kirurgu i QSUT shan kolegun: Nuk e ka fajin politika, por profesorët sahanlëpirës

$
0
0

captureVizita e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja tek Onkologjiku, ka ngjallur reagimin e kirurgut të QSUT-së, Gëzim Xhepa, i cili ka akuzuar shefin e Shërbimit të Onkologjisë Agim Sallaku, duke e cilësuar si sahanlëpirës. Në një status në faqen e tij në “Facebook”, kirurgu Xhepa shkruan se faji për gjendjen e sistemit tonë shëndetësor në agoni dhe shkatërrim, nuk rëndon mbi supet e politikës por të profesorëve sahanlëpirës.

STATUSI I PLOTE

Shefi i Shërbimit të Onkologjisë, Prof. Agim Sallaku i deklaron Ministrit të Shëndetësisë, Z. Beqja, se tashmë, me investimin e akceleratorit të dytë në spitalin onkologjik, shërbimi onkologjisë në vendin tonë ngrihet në nivelin e shërbimeve moderne simotra kudo në Evropë, që profesori i ka parë nga afër…..!!!!!!😂😂😂😂 A mund të thotë sërish dikush se faji për gjendjen e sistemit tonë shëndetësor në agoni dhe destruksion rëndon mbi supet e politikës dhe jo të këtij tipi profesorati avertebrat?!!!! Sa liliputë projektohen këta sahanlëpirës përballë gjigantëve të mendimit shkencor mjekësor që hodhën themelet dhe lartuan mjekësinë shqiptare të gjysmës së dytë të shek. XX…….

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>