Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

VIDEO/ Brenda magazinës ku u gjetën 1.3 ton kanabis

$
0
0

Një magazinë e tërë ishte kthyer në një ndërmarrje për kultivimin e kanabisit në zonën e Krujës. Brenda magazinën ishin tharë 1.3 ton drogë e llojit kanabis që po bëhej gati për t’u treguar.

Pamjet në video tregojnë qartë se çfarë gjendet brenda magazinës. Aty ishin krijuar kushtet e përshtatshme për tharjen e kanabisit që nga freskueset e deri tek rezistencat me gaz.

Punishtja e kanabisit ku punonin edhe punëtorë ishte ngritur në fshatin Derven të Krujës. Përveç mjeteve të brendshme brenda magazinës, janë sekuestruar edhe mjete të tjera si furgonë që me sa duket shërbenin për transportin e punëtorëve apo kamionçina.

Të paktën 11 persona janë arrestuar nga policia pas sekuestrimit të sasisë së madhe të drogës. Policia ka sekuestruar edhe armë zjarri si dhe makina.

Në seancën parlamentare të 6 tetorit të këtij viti, ish-kryeministri Sali Berisha tha se në magazinat e Krujës dhe të Fushë Krujës gjendej rreth 100 ton drogë.

“Ju keni krijuar magazina. Midis Kamzës dhe Fushë Krujës, 100 e ca ton magazina”, tha Berisha atë ditë./Ora News


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>