Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Ryshfeti 18 mijë euro, reagon deputeti i LSI-së për foton me oficerin e policisë

$
0
0

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Shehu, i cili u përfol në media se kishte miqësi me oficerin gjyqësor Fatos Lushi, që u kap mat në video-skandalin korruptiv ka reaguar duke theksuar se ka vetëm njohje me personin e akuzuar.

Në një prononcim për ‘BalkanWeb’, ligjvënësi i LSI për qarkun e Tiranës ka dënuar aktin, ndërsa ka kërkuar që organet përgjegjëse të zbardhin ngjarjen. “Fotoja është bërë me rastin e një ditëlindje ku deputeti ka qenë i ftuar dhe ka bërë foto edhe me shumë persona të tjerë të pranishëm, sikurse edhe personi i dyshuar. Në këtë kuadër, kjo foto nuk tregon asgjë më shumë sesa kjo dhe se z. Shehu dënon ashpër çdo veprim të paligjshëm që kryhet nga cilido dhe kërkon institucioneve përkatëse të zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin.”, pohon Shehu për ‘BalkanWeb’.

Agjencia “BalkanWeb” siguroi disa foto ku oficeri gjyqësor i akuzuar për korrupsion, shihet në shoqërinë e deputetit të LSI-së dhe të babait të tij. Fatos Lushi, oficeri gjyqësor që u kap mat në video-skandalin korruptiv duke numëruar 18 mijë euro që do të shkonin për Prokurorin e Tiranës është ende në kërkim nga policia. Prokuroria e Krimeve të Rënda fill pas publikimit të videos nxori ndaj tij një urdhër arresti pasi dyshon se Lushi ka konsumuar veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm në një proces hetimor.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>