Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Kërkonin para dhe seks për notat e studentëve, në pranga sekserët

$
0
0

Dy ish-zyrtarë të Universitetit Bujqësor në Tiranë kanë përfunduar në pranga nën akuzën e korrupsionit.

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar shtetasit Besim Nasufi, 63 vjeç, ish-përgjegjës shërbimesh për mësimoret në U.B Tiranë si dhe Elison Rota, 38 vjeç, banues në Tiranë, ish-laburant në U.B Tiranë, të cilët u merrnin para studentëve për nota kaluese.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se më datat 05.09.2016 dhe 06.09.2016 në emisioni investigativ Fiks Fare, të televizionit Top Chanel, janë transmetuar pamje filmike, ku dyshohet se në mënyrë korruptive shtetasi Besim Nasufi dhe Elison Rota në bashkëpunim me njeri tjetrin në intervale të ndryshme kohore kanë marrë ryshfet nga studentë të ndryshëm me qëllim ndikimin tek pedagogët e Universitetit Bujqësor Kamzë, për sigurimin e notave kaluese gjatë provimeve”, sqaron policia.

Nga ana e Specialistëve të Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjore të veprimtarisë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>