Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Në pranga autorët e supergrabitjes së bankës në ish-Bllok, mes tyre edhe djali i Nehat Kullës

$
0
0

Policia arreston 3 persona si autorë të dyshuar të grabitjes së degës së Bankës Kombëtare Tregtare në zonën e ish Bllokut.

Vetë drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj doli në një konferencë për të bërë publike detajet e këtij arrestimi.

Mes të arrestuarve është edhe Robert Kulla, 35 vjeç, djali i Nehat Kullës. Ndërsa dy të arrestuarit e tjera janë Roland Zekri 37 vjeç dhe Alan Babameto 23 vjeç.

Deklarata e plotë

Sot, me dt 31.08.2016 informojmë publikun se pas nje pune operativo-proceduriale intesive njësitë e Policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar ”DEPERTIMI” dhe si rezultat, ne oren 17:30 të ditës së sotme, u ndaluan, autoret e dyshuar të kesaj ngjarje, shtetasit:

1- Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,,i denuar me pare per vjedhje,;

2-Alan Babamato 23 vjeç lindur ne Fier dhe banues ne Tirane,me arsim te larte, i padënuar;

3-Robert Kulla, 35 vjeç lindur dhe banues ne Tirane, me arsim 8 vjecar,i denuar me pare per rrembim mbajtje peng personi,armembajtje pa leje;

Gjate kontrollit te banesave te ketyre shtetasve u gjeten dhe u sekuestruan me cilesine e proves materiale

-nje automjet i markes benz tip ML me targe AA205KA

-nje automjet i markes opeal tip corsa me targe AA178NC

-nje shume prej 16.730 dollare amerikane

-nje shume prej 10.480 euro

-2,625.000 leke te vjetra shqiptare

-karta sim dhe aparate celulare

-nje sasi fishekesh arme gjahu

Si dhe sende te tjera qe sherbejne per hapje dyersh brava celsa te ndryshem.

Po punohet per identifikimin e personave te tjere te perfshire ne kete ngjarje

Në përfundim janë kryer veprimet proceduriale dhe materialet do t’i dergohen Prokurorise Rrethit Gjyqesor , Tirane, per vepren penale te ”vjedhjes se bankave dhe arkave te kursimit”, kryer ne bashkepunim parashikuar nga nenet 136/2 te K.Penal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>