Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Itali/ Arrestohet bosi shqiptar i drogës pas 11 viteve në kërkim

$
0
0

Pas 11 vitesh në kërkim, policia italiane e qytetit të Milanos ka arrestuar shqiptarin 48 vjeçar Nimon Zogaj i dënuar nga drejtësia italiane me 22 vite burg me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Akuza ndaj tij i referohet periudhës kohore 1997-1998, kur Zogaj ishte pika e referimit të trafikut të drogës në të gjithë rajonin e Lombardisë.

Në ato vite pasi e kuptoi se policia italiane ishte vënë nën gjurmët e tij Nimon Zogaj u arratis në Zvicër, nga ku u riatdhesua në Itali më vitin 2005.

Pasi bëri një muaj burg, ai u la nën hetim në gjëndje të lirë deri në pritje të vendimit të drejtësisë italiane.

Që nga ai moment, pra që nga viti 2005, policia italiane kishte humbur gjurmët e tij.

48-vjeçari shqiptar Zogaj u identifikua dy ditë më parë në kufirin mes Malit të Zi e Kosovës.

Ai u arrestua nga komanda provinciale italiane e seksionit Catturandi./Ora News


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>