Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Prej dy ditësh të zhdukur, gjenden në malin e Çikës dy italianët

$
0
0

Dy italianë të cilët rezultonin të zhdukur prej 24 orësh janë gjetur sot në Malin e Çikës në Himarë.

Mësohet se shtetasit Luis.R 25 vjeç dhe Piero.A, 30 vjeç u gjetën në afërsi të Tërbacit, shumë pranga vendit ku kishin humbur. Sakaq, bëhet e ditur se dy të rinjtë ishin bllokuar në një shteg pa mundësi lëvizjeje.

Për gjetjen e tyre janë angazhuar shërbimet e Policisë së Vlorës, shërbime të “Delta Forcë”, “Guarda di Finanza”, të cilët kanë bashkëpunuar duke kërkuar përgjatë natës së kaluar, në kushte të vështira mes errësirës dhe reshjeve të shiut dhe mungesës së kontaktit telefonik me këta 2 shtetas pasi i’u ishin fikur telefonat, derisa ditën e sotme kanë bërë të mundur gjetjen e tyre në mal, ku kishin rrëshkitur për shkak të lagështirës në një shpellë rreth 70 m e thellë, dhe janë nxjerrë prej andej me ndihmën e litarëve, materiale me të cilat ishin pajisur këto shërbime për shpëtimin e tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>