Një efektive policie është gjetur e vetëvrarë ditën e sotme në qytetin e Sarandës. Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në banesën e saj rreth orës 19:21 për shkaqe ende të paqarta.
E vetëvrara quhet Jeroldina Iljazi dhe ishte 23 vjeç.
Nga raportimet e parë thuhet se Iljazi është gjetur e qëlluar me armën e shërbimit. Kanë qenë kolegët e saj ata që e kanë gjetur në banesën efektiven të vetëvrarë.
Kolegët e kërkuan në banesë, pasi po vonohej për orarin e punës dhe prisnin që ajo të vinte në shërbim. Jeroldina Iljazi ishte efektive e Grupit të Gatshëm. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.