Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Misteri i supergrabitjes në Rinas

$
0
0

Dështon Prokuroria e Krimet e Rënda për hetuar dosjen e 5 punonjësit të sigurisë me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas grabitjes së rreth 1 milion eurove në aeroportin “Nënë Tereza”, mesditën e 30 qershorit.

Këtë të martë, gjykata e krimeve të rënda vendosi të rrëzojë vendimin e gjykatës së shkallës së parë të gjykuar, pasi nuk janë provuar element të veprës penale që rojet e sigurisë të kenë bashkëpunuar me grabitësit e parave, raporton Vizion+.

Gjithashtu, ky vendimi i Apelit për moskopetencë e rikthen edhe njëherë çështjen e grabitjes në prokurorinë e rrethit Krujë. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, edhe pse kërkoi të zbardhë të gjitha tabulatet telefonike të punonjësve të ICTS Arben Karafili, Bledar Blloshi, Fadil Jonuzaj si dhe kryetarin e degës Teknike të Aeroportit, Vangjel Nikolla përsëri nuk arritën të provonte implikimin e tyre në grabitjen e parave në terminalin e Rinasit.

Në këto rrethana prokurori i çështjes Olsi Çela ka kërkuar më shumë kohë për të hetuar dosjen e pesë punonjësve të sigurisë, por u rrëzua nga gjykata e apelit.

Burimet e akuzës theksojnë se ngjarja e datës 30 qershor është më e sofistikuar se sa duket në të vërtet, duke e klasifikuar anëtaret e grabitjes si pjese e grupit te strukturuar kriminal, por qe deri tani nuk ka asnjë te dyshuar.

Ndërkohe, grabitësit kanë pasur informacion të detajuar për mënyrën se si mund të futen në pistën e aeroportit nga ndonjë punonjës i shkarkuar më parë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>