Policia e Lushnjës ka arrestuar ditën e djeshme një person, i akuzuar për grabitje dhe vjedhje banesash.
Në pranga ka rënë shtetasi N.P, 38 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnje. Ai rezulton se është dënuar më parë me tre vjet e gjysmë burg për grabitje me armë e kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas rezulton i dyshuar për veprën penale të vjedhjes së banesës së shtetasit M.K, ndodhur më datën 25.07.2016 në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjenden:
1. Një armë zjarri pistoletë model 54 me nje krehër me 4 fishekë.
2. Një armë gjahu çifte pa leje.
3. Një jelek antiplumb.
4. Tre kompjuter lap top.
5. Dy kamera dore.
6. Një aparat fotografik.
7. Një aparat celular I Phone.