Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Tiranë, denoncimi i burrit: Dikush më shfrytëzon gruan për prostitucion

$
0
0

Një burrë 43-­vjeçar është paraqitur dy ditë më parë në Policinë e Tiranës, duke bërë një kallëzim ndaj një tjetri, të cilin e akuzon se i ka shfrytëzuar bashkëshorten për prostitucion, raporton Panorama.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se A. N.,banues në Tiranë, denoncon se G.L. 44 vjeç, i shfrytëzon bashkëshorten F. N., 34 vjeçe, për prostitucion.

“Më datë 30.07.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G. L., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi, shtetasi A. N., 43 vjeç, banues në Tiranë, kallëzon se i shfrytëzon për prostitucion bashkëshorten F. N., 34 vjeç, banuese në Tiranë. Neni 114/a/4 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, nga burimet mësohet se 43­vjeçari është shprehur para hetuesve se ngjarjen e ka mësuar nga bashkëshortja e tij 34-­vjeçare.

Kjo e fundit mësohet të ketë thënë se G. L., e ka shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë të konsiderueshme kohore, pa dëshirën e saj.

Mësohet se 44-­vjeçari përdorte kërcënimet e tij për të bindur 34­ vjeçaren që të prostituonte, madje edhe mos t’i tregonte askujt për atë çfarë ai bënte.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>