Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Kush është Gazmir Daci që ishte në shënjestër të vrasjes në burgun e Vaqarrit?

$
0
0

Shtetasi Gazmir Daci ndodhet në burgun e Vaqarrit, pasi u arrestua për një vrasje të ndodhur më 4 nëntor të vitit të shkuar. 27-vjeçari lindur dhe banues në Bathore, u arrestua më shumë se një muaj më vonë pas krimit.

Ai u gjet i fshehur në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës më 22 dhjetor të vitit 2015. I riu u arrestua nga forcat RENEA rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes. Të arrestuarit ju gjet edhe një pistoletë tip TT me 9 fishekë, e cila dyshohej se ishte përdorur për të kryer krimin.

Vrasja ndodhi në një lokal në qendër të Bathores. Ngjarja nuk përfundoi me kaq, pasi në fillim të muajit shkuar është kryer një shpërthim tritoli në lokalin e babait të Gazmir Dacit.

Ngjarja

Mbrëmjen e datës 4 nëntor rreth orës 18:00, Gazmir Daci udhëtonte me një automjet tip BMW X5, në rrugën “Demokracia” në Kamzë. Në afërsi të një njësie tregtare, ai ka hasur në rrugë me një mjetë po BMW X5 i drejtuar nga shtetasi Robert Kolaveri. Në këtë çast, Daci me një armë në dorë ka zbritur nga makina dhe ka shkuar në drejtim të shtetasi Robert Kolaveri ku janë konfiktuar me njëri-tjetrin.

5a278a9d-cd71-4378-892a-62a71896260f

Pas largimit të Robertit, Gazmir Daci ka komunikuar në telefon me Valmir Kolaverin, vëllai i Robertit.  Biseda mes tyre ka qenë e tensionuar dhe e shoqëruar edhe më fjalë kërcënuese e fyese. Në përfundim të kësaj bisede, Gazmiri ka shkuar me mjetin e tij në drejtim të njësisë tregtare, ku mendonte se ndodheshin dy vëllezërit.

Këta të fundit i ka gjetur në hapësirën përpara njësisë tregtare në fjalë e pranë një autoveture në pronësi të tyre. Edhe në përballjen me vëllezërit Kolaveri në këtë vend, Gazmir Daci është përfshirë në një konflikt të ashpër verbal me ta. Në vazhdim e sipër të konfliktit, ai ka nxjerrë armën e tipit pistoletë, që kishte me vete dhe ka qëlluar me të në drejtim të Robert Kolaverit./ Ora News


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>