Gazeta italiane Il Giornale, në një artikull të botuar dje flet për grupet e huaja kriminale që operojnë në Itali.
“Shqiptarë, kinezë, rumunë. Madje edhe libianë e gjeorgjianë. Në Itali operojnë dhjetëra grupe kriminale të përbërë nga të huaj,” shkruan Il Giornale, ndërsa që jep një përshkrim të shkurtër për secilën organizatë kriminale.
“Mafia shqiptare ka konsoliduar me kalimin e kohës, aktivitetin e saj dhe ka filluar procesin e zhvendosjes së krimit të Evropës Lindore në një lloj menaxhimi të fitimeve të mëdha ekonomike nga shfrytëzimi i prostitucionit si dhe import-eksporti i drogës. I njëjti proces ka filluar të ndikojë edhe krimin rumun, mafie e cila në biznesin e saj përveç prostitucionit, ka futur edhe vjedhjen e makinave si dhe falsifikimin e kartave të kreditit”, shkruan Il Giornale.
Lidhur me kriminelët që vijnë nga Afrika e Veriut, Il Giornale shkruan se edhe pse ata janë më të shumtë në numër nuk e kanë talentin e drejtimit. Ata veprojnë sipas urdhrave të Kamorrës dhe sipas urdhrave të mafias shqiptare.
Ndërkohë si mafia që po fiton më shumë terren në Itali është mafia kineze.
Ndërkohë që si më të rrezikshmit aktualisht në Itali po shihet mafia kineze gjithnjë e më në rritje. Triadat, ose siç quhen ndryshe grupet aziatike të pushtetit, kanë arritur të bëhen sipërmarrës dhe të menaxhojnë trafikun e falsifikimit, mbi të gjitha atë të veshjeve. Por tani, sipas Giornale kanë filluar ndjeshëm edhe trafikun e barnave të rreme dhe kimikateve të falsifikuara, që janë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.