Sulm me armë ndaj një të burgosuri në burgun e Vaqarrit. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit, raporton Balkanweb.
Sipas të dhënave paraprake, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar nga jashtë ambienteve të burgut drejt dritares, e për pasojë është plagosur shtetasi I.D, nga Kosova, i cili në ato momente ishte në dhomën e ajrimit.
Burime policore bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin e burgut, ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, dhe identifikimin e autorit të sulmit.