Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë dy ditë më parë në Spitalin Amerikan, pasi ka ndërruar jetë edhe pacienti Dashamir Saraçi duke e dërguar në 4 numrin e viktimave nga zjarri. 47-vjeçari u dogj dy ditë më parë nga Lefter Canaj me benzinë.
Një ditë më parë humbi jetën autori i zjarrvënies, Lefter Canaj, ndërsa dje u gjetën të vdekura në pavion dy paciente femra të cilat po merrnin shërbimin në këtë pavion.
Ato janë Sanie Sulaj, 55 vjeçe nga Mamurrasi e cila vdiq si pasoje e asfiksisë dhe Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç, e cila u gjet e vdekur poshtë një krevati.
Ndërkohë që hetimet vijojnë materiali i dosjes ka mbërritur në prokurori.
Dy janë çështjet që do të hetohen: Kush ka qenë shkaku i konfliktit mes dy pacientëve. Hetimi do të shtrihet dhe tek masat e sigurisë kundër zjarrit. Nëse ka pasur të instaluar dhe në funksion sistemin kundër zjarrit.