Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Arrestohet hajduti 28 – vjeçar, autor i 8 vjedhjeve

$
0
0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28 – vjeçar, i dyshuar si autor i 8 vjedhjeve.

Sipas policisë, 28-vjeçari më datë 4, gjatë natës, ka vjedhur banesën e 44- vjeçarit P. M., ku ka marë sende të ndryshme shtëpiake.

Në vijim të hetimeve është konstatuar se shtetasi i mësipërm është autor edhe i 7 vjedhjeve të tjera, kryesisht të banesave dhe pjesëve të mjeteve.

Efektivët e Durrësit kanë dokumentuar vjedhjet si më poshtë:

1. Më datë 08.02.2016, në lagjen Nr. 14,  Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit R. H. 58 vjeç( ka marë një televizor  dhe një fshesë korenti);

2.Më datë 26.03.2016, në lagjen Nr.17, Durrës, ka vjedhur biçikletën  e shtetasit F. K. 45 vjeç;

3.Më datë 30.04.2016,  në lagjen Nr. 14, Durrës, ka vjedhur banesën e shtetasit D. K. 35 vjeç.(një pompë uji);

4.Më datë 28.05.2016, në lagjen Nr. 14,  Durrës, ka vjedhur kabull elektrik;

5.Më datë 18.06.2016, në lagjen Nr.6, Durrës, ka tentuar të vjedhë mjetin me targa DR 4804 C, në pronësi të shtetasit K.S. 55 vjeç;

6.Më datë 18.06.2016,  në lagjen Nr. 7,  Durrës ka vjedhur baterinë në mjetin me targa DR 8508 A, në pronësi të shtetasit P.K. 58 vjeç;

7.Më datë 21.06.2016, në fshatin Shenvlash, Durrës  ka vjedhur banesën e shtetases P. D. 66 vjeç.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>