Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë udhëtuar drejtë Vlorës për të kaluar fundjavën. Kjo ka bërë që në qytet të krijohet një trafik i dendur, kryesisht përgjatë Lungomares.
Rruga e ngushtë ka bërë që vështirësia për të arritur zonën bregdetare të jetë tepër e madhe. Trafiku është krijuar nga zona e Skelës deri në Ujin e Ftohtë në dalje të tunelit. Makinat kanë ndenjur për rreth 45 minuta në trafik për të përshkruar këtë aks vetëm 5 kilometra.
Edhe pse policia ka qenë e pranishme fluksi i madh i automjeteve ka bërë që të krijohen radhë të gjata. Shumë prej pushuesve kanë pritur për minuta të tëra në pikun e të nxehtit për të mbërritur në destinacionet e tyre.