Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Saimir Kodra: Për 5 milion euro do bëja burg. E vërteta e grushtit me gazetarin

$
0
0

Moderatorët e emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj kanë marrë pjesë mbrëmë në puntatën e fundit të emisionit “Zonë e Lirë”.

Dy drejtuesit e “Stop” kanë folur mbi ndjesitë e tyre të mira që arrijnë të denoncojnë fenomene sociale si ajo e dhunës së fëmijëve në kopsht.

Ndërkohë Çani e pyet Saimir Kodrën nëse ai do të pranonte të futej në burg për 5 milion euro. “Do të futesha në burg për 5 milion euro sepse janë shumë para. Imagjinoni 3 vite burg, 1 vit e gjysmë hiqet kur pranon fajin, disa muaj të tjerë hiqen për sjellje të mirë, pra përfundon me pak muaj burg dhe 5 milion euro në xhep” – ka thënë Kodra.

Gjithashtu pyetur nga Çani për një konflikt midis tij dhe gazetarit Eni Shehu, fotot e të cilit u publikuan në portale online ku ai kishte shenja dhune në fytyrë, Saimir Kodra i ka mohuar duke thënë se ai nuk e ka gjuajtur Shehun. Sipas tij, fotografitë që u publikuan nëpër media kanë qenë të kohëve më parë dhe nuk kanë pasur asnjë lidhje me konfliktin që ata patën. “Eni hyri në një bisedë timen që nuk i takonte dhe patëm një debat me fjalë, por vetëm kaq”,  ka përfunduar fjalën e tij Saimiri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>