Ish-drejtori i Arkivit të Shtetit, Kastriot Dervishi ka publikuar një foto që tregon fëmijët që hynë bashkë me prindërit e tyre në ambasadat e vendeve perëndimore në vitin 1990. Në foto, fëmijët e moshave të ndryshme mbajnë në duar pankartë me emrin e tyre.
Në kujtim të 2 korrikut 1990, ditës së ambasadave
Kastriot Dervishi
Këta fëmijë janë fotografuar në korrik 1990 brenda ambasadës gjermane në Tiranë. Fotot janë imazhe të jashtëzakonshme për ngjarjet e asaj kohe. Numri i fëmijëve të marrë me vete nga prindërit ka qenë i madh.
Ndoshta ka qenë një lloj instinkti për të mos bërë gabimin që bënë ata që u larguan nga Shqipëria në vitin 1944, kur ikën të vetëm pa marrë familjet e tyre.
Kam qenë krenar që këto foto të paidentifikuara, të destinuara për t’u zhdukur munda t’i ruaj.