Ka shkuar në katër numri i të dyshuarve për vrasjen e shqiptarit Bledar Tërpollari. Policia greke ka arrestuar një tjetër person, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen makabër të ndodhur rreth dy muaj më parë.
Mësohet se i dyshuari i katërt është një 27-vjeçar shqiptar, i arrestuar më parë në Igumenicë, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Bledar Terpollari, 26 vjeç, u vra e iu pre koka në Gliki të Igumenices, në 9 maj, për larje hesapesh për trafikun e drogës.