Zbardhen dëshmitë e punonjësve të policisë private që shoqëronin paratë që u grabitën në Rinas.
Burime nga policia bëjnë me dije se ata kanë shpjeguar se në pistën e avionëve ku prisnin të ngarkonin paratë ishin të pa armatosur pas, nuk u lejohet të hyjnë me armë.
“Nuk kishim mundesi te reagonim personat ishin te armatosur.Nuk e dime shumen e parave qe po transportonim”, mësohet të kenë deklaruar ata.
Policia ka shoqëruar dje 20 punonjës nga dy kompanitë private të sigurisë të cilat transportonin paratë që u grabitën në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se ata po merren në pyetje për herë të dytë sot, për të ballafaquar deklaratat e tyre me ato të dhëna një ditë më parë.