Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Marinari i shpëtuar: Egjiptiani na hodhi ilaç gjumi në ushqim, kur u zgjova nuk e pashë kapitenin

$
0
0

Ndonëse pengmarresi i anijes “Celepia 2” Adel Salam, është arrestuar ne Egjipt si dhe marinari, Luan Mema, është gjetur, ende nuk ka asnjë të dhënë për fatin e kapitenit të peshkarexhës, Dhimitër Malja.

Luan Mema ka pohuar përpara autoriteteve se nuk ka asnjë dijeni për vendndodhjen e Dhimiter Maljes. Ai është shprehur se Adel Salam e ka vendosur në gjumë duke i hedhur ilaç ne ushqim dhe kur është ngritur nuk e ka parë Dhimitër Maljen aty.

Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për dëshminë në policinë e Egjiptit të Adel Mohamed Salam, duke e bërë gjithnjë e më shumë të mistershëm fatin e Dhimitër Maljes.

Autoritet shqiptare po presin ardhjen në vendin tonë të marinarit, Luan Mema, ne Shqipëri për të marrë në pyetje.

2 javë më parë marinari egjiptian Adel Salam, mori peng anijen “Celepia 2” ku në bord ishin marinarët shqiptare, Dhimiter Malja, dhe Luan Mema.  Egjiptiani pretendonte se pronari i peshakrexhës i kishte një borxh prej 70 mije eurosh, gjë e cila mohohet nga te zotët e anijës./Shqiptarja.com

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles