Policia ka asgjësuar 28.218 bimë kanabis në Pult të Shkodrës.
Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies. Ndërkohë që po policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Po ashtu në fshatin Qafë të Skraparit janë gjetur dhe asgjësuar më shumë se 5 mijë bimë kanabis. Bimët ishin të larta deri në 35 cm dhe u gjetën në tokë pa pronar. Edhe një ditë më parë në Skrapar u kapën 13 mijë bimë kanabis.