Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Pagat dhe pensionet, M.Financave: Nuk do ketë rritje në korrik, duhet të ulim borxhin

$
0
0

edi-rama-veliaj-pensionet pensionPensionistët dhe buxhetorët nuk do të kenë rritje të pagave dhe pensioneve mujore këtë vit. Lajmi është konfirmuar publikisht nga përfaqësues të Ministrisë së Financave. Në emisionin “Ekopolitikë” në Ora Neës, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani, ka deklaruar se në korrik, kur do të bëhet rishikimi i buxhetit nuk është parashikuar rritje pagash dhe pensionesh, pasi objektivi do të jetë ulja e borxhit.

“Nuk do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve në rishikimin e buxhetit në korrik. Rritja e pagave dhe pensioneve mund të jetë pjesë e buxhetit 2017. Nuk është vendosur ende nëse do të ketë ulje të tvsh-së së turizmit dhe rentës minerare në paketën fiskale 2017,” tha Prodani, ndërsa shtoi se ngelet për tu adresuar monitorimi i detyrimeve të prapambetura të cilën Ministria po e bën. “Ato çka janë akumuluar për momentin do të rizgjidhen dhe do të jenë pjesë e buxhetit të rishikuar i cili pritet të përmbyllet në korrik,” tha ajo.

Gjithashtu Prodani ka zbardhur edhe vlerën prej 2.3 miliardë lekë të detyrimeve të papaguara që ka krijuar Qeveria, për të cilën edhe FMN bëri kritika në konferencën për shtyp në mbyllje të vizitës dy javore në Tiranë. “Vlera është 2.3 miliardë lekë, por nga këto 1 miliard janë vendime gjyqësore dhe 1.3 janë punë të kryera të progresuara nga investitorët të cilat do të rialokohen me buxhetin e rishikuar të këtij viti,” tha Prodani.

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave ka bërë të ditur gjithashtu se po bëhet një studim për kadastrën fiskale mbi të cilën do të veprohet edhe për taksën e pronës bazuar mbi vlerën reale të saj, një tjetër shqetësim ky i FMN-së adresuar Qeverisë, pasi ky detyrim tani mblidhet në nivele shumë të ulëta.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>