Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Mallra kontrabandë në Tushemisht, arrestohen polici, doganieri dhe tregtari

$
0
0

Një efektiv policie, një doganier dhe një tregtar në Pogradec janë arrestuar për kalim të mallrave kontrabandë.

Sektori Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Sektorin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë finalizuan operacionin “Tushemishti” duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

– Eduart Kushta, 45 vjeç, me detyrë doganier, në pikën e kalimit doganor Tushemisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal

– Mentor Spahillari, 46 vjeç, punonjës policie me detyrë trup shërbimi pranë Pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

– Edlir Pilinçi, 40 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” parashikuar nga neni 172 dhe “Kontrabanda me mallra të tjerë” parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal

Policia sqaron se “arrestimi i tyre është bërë pasi në orën 19:30 të datës 26 qershor 2016 në vendin e quajtur “Pompat e ujësjellësit”, në fshatin Tushemisht, Pogradec, shtetasi Eldir Pilinçi duke drejtuar mjetin me targa AA 352 MG është kapur në flagrancë me një sasi mallrash:

  • 4 koli me pije energjike B52
  • 7 koli me maja buke në gjendje të lëngshme
  • 40 pako me letër, për ambalazhim fast-food
  • 5 pako me qese plastike”.

Mallra dyshohet se janë futur kontrabandë nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar Tushemisht dhe blutë theksojnë se punonjësit Eduard Kushta dhe Mentori Spahillari kanë shpërdoruar detyrën duke mos ushtruar kontroll mbi këtë mjet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles


Prishtinë: E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë


Femij i vogel ne enderr


Frizura te thjeshta per nuse elegante


Cunami në Top Channel: Nga Rudina Xhunga te Monika Stafa, të gjitha largimet


Misteri i fshatit ku vajzat shndërrohen në djem


Thënie nga Ramiz Karaeski


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


sex me lek


Syri i keq (mësyshi)


Urime Ditelindjen Shoqe



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>