Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Vlorës.
Në pranga përfundoi Robert Myftari, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik narkotikësh.
Ai u shpall në kërkim për nje ngjarje të ndodhur më datë 10 nëntor të vitit të shkuar ku në vendin e quajtur “Cekodhima”, me ndihmën e një mjeti lundrues gomone ka tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike prej 808 kg drogë të llojit “kanabis sattiva”, në drejtim të Italisë.
Kapja e këtij personi u bë në banesën e tij në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.