Kryministri Edi Rama ka postuar në “facebook” një sms që i ka ardhur nga ish- trajneri I Italisë, Arrigo Sacchi.
Sacchi në mesazhine tij ka shkruar se është dakord meatë që ka shkruar kryeministri Rama në letrën drejtuar De Biasit dhe futbollistëve të Kombëtares shqiptare për paraqitjet e bukura në Evropian.
“Një sms që mbërriti sot në telefonin tim nga një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror:
I dashur Edi,
jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe nje futboll të mirë. Nga ana tjetër kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime.
Një përqafim të fortë
Arrigo Sacchi”, shkrua Rama në’Facebook”.