Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me kaçavidë mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30. Ngjarja ka ndodhur tek parku i vjetër i autobusëve tek kryeqëzimi që lidh rrugën “Babë Rexha” me “Kongrsin e Lushnjes”.
Mësohet se efektivi është plagosur në krahun e majtë, ndërsa banonte tek vendi ku ndodhi ngjarja.
Mësohet se efektivi ka tentuar të marrë pistoletën që kishte në çantë por autorët ia kanë marrë duke ia drejtuar atij. Autorët e dyshuar kanë marrë me vete pistoletën e efektivit dhe janë larguar me shpejtësi.