Ithtari i Elvis Rroshit plagos kreun e Forumit Rinor Demokrat ne Kavajë, babain e tij si dhe një person te trete. Ngjarja, e cila erdhi pas një debati me sfond politik, ndodhi pranë Bashkisë së Kavajes.
Autori i dyshuar i krimit të trefishte është Saimir Kurti, i cili edhe u arrestua. Kurti ka qenë duke biseduar me pronarin e lokalit, Eqerem Kazazi, por pas pikëpamjeve te ndryshme politike ka ardhur dhe konflikti. Ne një moment Kurti ka nxjerre armën dhe ka qëlluar, e për pasojë përveçse Eqerem Kazazit u plagos dhe djali i tij, Erkid Kazazi si dhe një tjetër person që ndodhej aty.
Të dëmtuarit janë dërguar ne spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Burime të ABC News tregojnë se Kurti është një militant i angazhuar në strukturat e PS, si dhe mbështetës i flaktë i Elvis Rroshit. Ndërsa i plagosuri Erkid Kazazi është kryetar i Forumit Rinor te PD së Kavajës.