Gjykata e Shkodrës liroi drejtorin e Tatimeve, Hysen Hysajn, i cili u arrestua më 13 qershor.
Gjykata dha masën detyrim paraqitjeje për Hysajn, i cili u arrestua të hënën pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Drejtori dyshohet se ka kredituar në mënyrë të kundraligjshme 10 milionë lekë të reja si TVSH për një subjekt tregtar.