Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ditën e djeshme, ku një djalë 24vjeçar ka dhunuar babanë e tij dhe më pas e ka qëlluar edhe me thikë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur dje në mëngjes.
“Më datë 16.06.2016, në orët e para të mëngjesit, në banesë, ka ushtruar dhunë dhe ka plagosur me thikë babanë e tij, shtetasin D. Gjergjndreaj 68 vjeç, i cili pas mjekimit të marrë në spital u rikthye ne banesë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia duke shtuar se është arrestuar edhe autori.