Është gjetur i vdekur në një kanal një 61-vjeçar, i cili sapo ishte kthyer nga Greqia. Trupi i pajetë i 61-vjeçarit u gjet mëngjesin e sotëm nga nipi i tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Ai ishte kthyer dje nga Greqia, ku punonte. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë mësohet se në trupin e të moshuarit nuk janë gjetur shenja dhune.