Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Kapet me drogë në makinë, tenton ti marrë edhe bllokun e gjobave policit

$
0
0

Policia e Lezhës ka arrestuar një person, ndërsa për një person tjetër ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë pasi  kundërshtuan efektivët e policië.

Gjon Martinaj dhe një shtetas tjetër me iniciale Gj. M po udhëtonte me një automjet, por pasi u ndaluan nga policia i është komunikuar masa administrative, por shtetasit e kanë kundërshtuar, duke tenduar ti marrin bllokun e gjobave policit.

Policia sqaron se edhe pasagjeri shtetasi Gj.P. ka dalë nga mjeti dhe nuk i është bindur punonjesit të policisë për tu futur në mjet.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjon Martinaj, banues në Patok Kurbin, i janë gjetur 417,6 gr lëndë bimore e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

Shtetasi Gjon Martinaj, 23 vjeç, banues në Patok,  është arrestuar në flagrancë për veprat penale”  Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”  dhe  “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”  parashikuar nga nenet 236/1 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Gj.M. 56 vjeç,  për veprën penale ” Mosbindja ndaj urdhërit të  punonjësit të policisë së rendit publik ”  parashikuar nga neni 242 i Kodit Penal.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>