Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Kotzias në Tiranë, Idrizi: Bushatin mbajti një nga qëndrim dinjitoz

$
0
0

CaptureMinistri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka mbërritur rreth orës 10:00 të paradites në Ministrinë e Jashtme Shqiptare, ku që në hyrje është përballur me thirrjet e fuqishme të qindra protestuesve të komunitetit çam që kërkonin heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë si dhe rikthimin në tokat e të parëve në Çamëri.

Lidhur me protestën dhe kërkesat e komunitetit çam, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi foli më gjerësisht në rubrikën “Opinion” në “News24”, ku përgëzoi qëndrimin e mbajtur nga kryediplomati shqiptar Ditmir Bushati gjatë takimit me homologun e tij grek.

Sipas z.Idrizi, për herë të parë, ministri Bushati jo vetëm artikuloi çështjen çame, por kishte në dorë një dosje të plotë të të gjitha problematikave që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Falënderoj të gjithë ata shqiptarë që na përkrahën sot. Ishte protestë paqësore, kishte momentet e veta të tensionit për shkak të gjendjes emocionale që kjo çështje shkakton tek ne. Nga pikëpamja emotive sigurisht që ne kemi shumë për të shprehur dhe i mbajtëm ato brenda kufijve të arsyes. Historia është aty, njerëzit janë aty, dëshmitë okulare janë aty, e drejta është aty. Falënderoj ministrin Bushati. Eshtë një nga qëndrimet dinjitoze të shtetit shqiptar. Jo vetëm që u artikulua hapur çështja çame. Ne pamë kësaj radhë një qëndrim dinjitoz në respekt të shtetit shqiptar dhe shtetit grek, sepse për herë të parë z.Bushati kishte një dosje të plotë të të gjitha problematikave që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Edhe ministri Kotsias kishte një qasje realiste,” deklaroi Idrizi.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>