Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Makinat luksoze fillojnë të bien në “rrjetë”, 28 të shoqëruar në polici (FOTO)

$
0
0

Pak orë pasi kryeministri, Edi Rama paralajmëroi goditjen e “bosëve” të trafikut të drogës dhe gjithë atyre që posedojnë makina luksoze si pasojë e aktiviteteve kriminale, Policia e Elbasanit ka vijuar sot operacionin e koduar “Summer 2017 Elbasani” duke sekuestruar 4 makina luksoze.

Sipas njoftimit për shtyp dyshohet se automjetet janë trafikuar nga BE drejt Shqipërisë, ndërsa janë proceduar 4 persona.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni janë verifikuar 380 automjete motorrike si dhe shoqëruar në Komisariat 28 persona.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të prioriteteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e aktivitetit kriminal të trafikimit të mjeteve motorrike, armëmbajtjes pa leje, Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë vijuar zbatimin e plan – operacionit “Summer 2017 Elbasani” me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara në Republikën e Shqipërisë nga vendet e BE-së.

Gjatë këtij plan–operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 automjete të dyshuara të trafikuara dhe të falsifikuar numrin e shasisë.

Mjetet e bllokuara janë të markave të ndryshme:

1 – Mini Cooper

2 – BMW

3 – BMW

4 – AUDI

Këto mjete, dyshohet të jenë trafikuar nga vendet e BE-së në Republikën e Shqipërisë. Në vijim të veprimeve janë proçeduar penalisht 4 shtetas. Ndaj tyre, materialet proçeduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga Neni 141/a dhe 190 të Kodit Penal.

Gjithashtu në kuadër të zbatimit të Plan – Operacionit “Summer 2017 Elbasani” janë arrestuar 2 shtetas për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” . Janë verifikuar 380 Automjete motorrike. Janë shoqëruar 28 shtetas dhe kontrolluar 520 shtetas. Janë vendosur 150 masa Administrative nga Sektori I Qarkullimit Rrugor. Policia e Elbasanit edhe në ditët në vijim do të vijojë zbatimin e Plan – Operacionit “SUMMER 2017 Elbasani” me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles