Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Armët drejt Britanisë, “burg pa afat” për Çullhajn: Nuk e dija se çfarë kishte në pako

$
0
0

Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg për Sajmir Çullhaj.

Çullhaj u arrestua në lidhje me armët e sekuestruara në Rinas që do të dërgoheshin në Britani.

Sajmir Çullhaj u zbulua nga policia pasi gjurmët e gishtërinjve të tij u gjetën në pakot e postës DHL, brenda të cilave gjendeshin pjesë kallashnikovi.

Gjatë dëshmisë së tij përpara gjykatës, Çullhaj ka deklaruar se nuk e dinte se çfarë, duke theksuar se i kishte thënë një person me emrin Tani për t’i dorëzuar.

“Nuk e dija se çfarë kishte në pako. Më ka thënë Tani që t’i dorëzoja”, tha Çullhaj.

Sipas akuzës, Çullhai është fiksuar nga kamerat e sigurisë ku janë kapur targat e makinës së tij duke dërguar pakot.

Finalizimi i operacionit antitrafik të  koduar “Delivery” ka çuar në pranga 32-vjeçarin nga Shijaku, i cili akuzohet se ka dërguar tre pakot me armë zjarri për në Londër.

Ndërkohë është shpallur në kërkim personi tjetër bashkëpuntor në këtë tentativë për trafik ndërkombëtar të armëve luftarake në Rinas, N.F., 47 vjeç,  banues në Durrës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>