Pakot e skanuara të kompansi “DHL” që u kapën në aeroportin e Rinasit janë konstatuar se kishin brenda pjesë kallashnikovi të cilat ishin nisur nga Tirana.
Mësohet se linja tranzit që do ndiqej për transportin e pakove ishte Tiranë-Greqi-Londër, por destinacioni përfundimtar nuk dihet ende. Nuk dihen ende autorët.
Ngjarja po hetohet nga policia, Prokuroria, shërbimet anti-terror, SHISH dhe strukturat homologe.
Njoftimi i policisë:
Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash.
Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.