Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Puglia të Italisë.
Tre persona kanë humbur tragjikisht jetën, pasi u përplasën me makinë nga një i ri shqiptar.
Sipas Agjencisë së Lajmeve ANSA, 22–vjeçari goditi një tjetër mjet, që u përfshi nga flakët. Për fat të keq, të tre personat që ndodheshin në të humbën jetën, duke u karbonizuar, pasi nuk mundën të dilnin nga automjeti.
Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të Trani, ndërsa viktimat mësohet se janë dy gra dhe një burrë.
I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, lëvizte me një Fiat Sillo, ndërsa viktimat me një Toyota Aygo.
Sipas “ANSA” shqiptari mësohet se ishte në gjendje të dehur. Ai ndodhet i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra, por në gjendje arresti. Mbi të rëndon akuza e vrasjes.
Bashkë me shqiptarin në automjet ndodhej një tjetër bashkëkombas, i cili mbeti gjithashtu i lënduar.