SARANDE– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta që një punonjës ka patur me pronaren e lokalit ku ishte i punësuar. Kaq ka mjaftuar që dy vëllezërit e saj të rrahin me sende të forta punonjësin me inicialet A.M.
Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka arrestuar dy vëllezërit.
NJOFTIMI I POLICISE
Policia ka bërë shpalljen në kërkim të dy shtetasve për veprën penale Plagosje e lehtë me dashje !
Më datë 14.08.2017, Policia e Sarandës ka bërë shpalljen në kërkim të shtetasve :
V.L., 27 vjeç, banues në Ksamil.
E.L., 41 vjeç, banues në Ksamil.
Policia ka bërë shpalljen në kërkim policor të tyre pasi më datë 13.08.2017, rreth orës 17:30, këta dy shtetas kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin A.M., pasi ky i fundit ka pasur një konflikt për motive të dobëta, me pronaren e lokalit ku ishte i punësuar, me shtetasen A.S. (motra e shtetasve V.L dhe E.L.).
Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, parshikuar nga neni 89/25 i Kodit Penal.