Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Aksidenti, deputeti Aqif Rakipi kërkoi të merrte pjesë në varrimin e 53-vjeçarit. Flet vëllai viktimës

$
0
0

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka negociuar me familjen e viktimës së aksidentit të ndodhur mëngjesin e së shtunës në aksin Vorë-Tiranë, që të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Të paktën kështu është shprehur vëllai i Sait Sorrës, 53-vjeçarit që humbi jetën në aksident.

“Ata na kanë sjellë fjalë, por ne ende nuk kemi pranuar asgjë. Duhet të konsultohemi fillimisht me njëri-tjetrin”, shprehet vëllai i viktimës, shkruan Panorama.

Sikundër është raportuar Sait Sorra ka qenë i shoqëruar nga dy të afërm të tij në momentin e aksidentit. Ata kanë zbritur nga një furgon dhe kanë tentuar të kalojnë rrugën, duke mos përdorur mbikalimin, moment ky që ka rezultuar fatal për 53-vjeçarin.

Pas aksidentit, deputeti është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është dorëzuar disa minuta më pas në Komisariatin nr 2 të policisë së Tiranës.

Disa orë pas aksidentit, prokuroria ka dalë në konkluzionin se drejtuesi i mjetit do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa faji i ka mbetur viktimës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>