Një i mitur ka gjetur vdekjen gjatë mjeljes së lopës.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Arbanë, Tiranë.
Sipas policisë shtetasi A.S., 14 vjeç ishte duke mjelë lopën me makineri elektrike.
Aksidentalisht i mituri ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ai është gjetur pa shenja jetë nga familjarët.
Në banesë e viktimës ka shkuar policia për të nisur hetimet.
Nga të dhënat paraprake ngjarja është regjistruar si aksidentale.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës.