Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Humbi babain nga shpërthimi i cisternës në Velipojë, por vjen lajmi i mirë për Hektorin

$
0
0

Një javë pas shpërthimit të një cisterne gazi, të vendosur në katin e poshtëm të një resorti turistik në Velipojë, vjen një lajm i mirë për 33-vjeçarin Hektor Zejnuni. Ky i fundit pësoi djegie të mëdha në fytyrë dhe gjoks, dhe po kështu djegie të shkallës së dytë dhe të tretë pësoi edhe babai i tij, Besnik Zejnuni, pronari i resortit. Të dy u nisën me helikopter drejt spitalit ushtarak në Tiranë, por Besniku nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Për shkak të gjendjes së rënduar, 33-vjeçari Hektor Zejnuni u nis drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, por ajo çka krijonte shqetësim për familjarët e tij ishte kostoja e lartë e kurimit.

Por sot ka një lajm të mirë për Hektorin. Burime për “BalkanWeb” thonë se është mundësuar që të gjitha shpenzimet për kurimin e 33-vjeçarit të perballohen nga marrëveshja mes shtetit shqiptar dhe atij turk.

Kështu, familjarët e Hektorit nuk do të kenë asnjë detyrim për shpenzimet e djalit gjatë kurimit në Turqi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Latest Images



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>