10 persona janë helmuar sot nga ushqimi në një restorant në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Mësohet se personat në fjalë janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Të gjithë të helmuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e helmimit.