Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Protestë për Ballist Morinen para Kryeministrisë, i vëllai: Rama të bëjë ç’mos!

$
0
0

TIRANE– Dhjetëra qytetarë janë mbledhur pasditen e sotme para godinës së Kryeministrisë, duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të garantojë mosekstradimin e Ballist Morinës në Serbi. Gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm dhe ministri i Drejtësisë kanë komunikuar me autoritetet kroate duke i kërkuar që të tregohen korrektë me rastin, dhe të mos lejohet ekstradimi i tij.

Protestuesit e mbledhur përpara Kryeministrisë i bëjnë apel autoriteteve shqiptare që të kërkojmë lirimin e Ballist Morinës.

Të njëjtën gjë e shpreh edhe vëllai i tij, i cili ndodhet në protestë.

“Shteti të vijojë kërkesën për mos ekstradimin e vëllait tonë në Serbi. Ndryshe do të marrim qëndrime ekstreme”, u shpreh vëllai i Ballist Morinës, Xhevahiri.

Sakaq, edhe protestues të tjerë bëjnë apel për lirimin e tij. Një protestues nga Kosova thotë se për këtë çështje duhet të reagojnë edhe autoritetet kosovare.

Kujtojmë se Ballist Morina ngriti dronin në stadiumin e Beogradit teksa luhej ndeshja Shqipëri-Serbi.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Latest Images

Trending Articles



Latest Images

<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>