Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Rama tregon si do jetë qeveria e re: Kabinet i vogël dhe emra të rinj

$
0
0

TIRANE- Qeveria e re e Edi Ramës do të jetë e vogël dhe në kabinet do të ketë emra të rinj. Këto detaje i ka bërë publike vetë kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në Intv në emisionin “Tek unë me Arjola Shehun”.

Gjatë intervistës ndër të tjera, kryeministri ka folur për rëndësinë që cilido qytetar që dëshiron të bashkohet në bashkëqeverisje.

Rama tha se motoja e qeverisë së re do të jetë “Më shumë me më pak”, pra do të jetë një qeveri e vogël.

Kryeministri tha se po punon që të shkurtojë edhe institucionet dhe administratën e fryrë duke shtuar se do të ketë emra të rinj në kabinet.

“Do bëjmë një qeveri të vogël. Do punojmë që të zvogëlojmë numrin e agjencive, inspektorateve dhe drejtorive, duke u munduar që të rritim eficencën. Parimi kryesor në të ardhmen është më shumë me më pak. Nuk kam akoma të qartë se ku do jetë dhe ku. Do të ketë emra të rinj”, tha Rama.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>