TIRANE- Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili zgjedh të bëjë ironi me kryeministrin e vendit Edi Rama pasi “shkundi” sot hipotekat duke kërkuar shkarkimin e 35 drejtuesve në rrethe brenda 24 orësh. Vasili thotë se Rama u kthye në ‘Atdhe’ pas emigrimit 4-vjeçar dhe se tani u kujtua të demaskojë dështimin e qeverisjes së tij.
STATUSI I PLOTE
Kryeministri ka qenë në emigracion për katër vjet.
Tani u kthye dhe po njihet me Atdheun dhe qeverisjen e dështuar të kryeministrit Rama.
Ka të drejtë në fakt Kryeministri që është mërzitur sepse kryeministri Rama s’ka zënë punë me dorë, por vetëm muhabete ka bërë.
Ndaj punë të mbarë kryeministrit të sapo kthyer në Shqipëri, që po demaskon pa mëshirë
dështimin e padëgjuar të kryeministrit Rama.