Një pushues nga Kosova u mbyt pasditen e sotme në plazhin e Velipojës.
Sipas informacionit paraprak të policisë, 35-vjeçari me iniciale F. H., kishte mbërritur në Shkodër, Velipojë për pushime dhe humbi jetën pasi kishte hyrë në det të shpëtonte gruan. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryejn veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacioni i Policisë:
Më datë 20.07.2017, rreth orës 16:15, në Plazh Velipoj, kemi marrë njoftim se aksidentalisht është mbytur në ujë shtetasi F. H. 35 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Nga deklarimet paraprake, është bërë me dije se shtetasi F. H. ka hyrë në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor në vendngjarje ku po kryejn veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.