Quantcast
Channel: Aktualitet – Tirana Observer
Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Berisha uron shërimin e Arben Ahmetajt: Kam një version tjetër për aksidentin

$
0
0

Pas aksidentit të djeshëm në Maqedoni të ish-ministrit Arben Ahmetaj, ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha.

Megjithëse ka një version tjetër nga ai që doli në media, Berisha kujdeset të urojë shërim të shpejtë të ish-ministrit të Financave dhe të gjithë të plagosurve të tjerë

Në një status në faqen e tij në Facebook ai ka thënë se cila është e vërteta lidhur me aksidentin, e dërguar nga një mesazh në inbox nga qytetari dixhital.

Statusi i plotë:

E verteta mbi aksidentin e ish ministrit Ahmetaj!

“Mirmbrema Dr Berisha, lidhur me aksidentin e ishministrit Ahmetaj ju informoj se policia e Tiranes po mashtron publikun shkaku ivertet i aksidentit ishte parakalimi i gabuar nga ana e makines se Arben Ahmetaj dhe jo lageshitira si ç’po shkruajne mediat ne Tirane bazuar ne njoftime te policise se dyti nga kontrollet del se makina e Arben Ahmetaj ishte e pasiguruar, nuk ka siguracjon te thjeshte per brenda Shqiperise (tpl) dhe nuk ka as siguracjon (karton jeshil) i cili perdoret per jashte Shqiperise.!”

Shenim: Une botova per transparence dhe ne respekt te qytetarit dixhital mesazhin e tij, natyrisht si mjek uroj sherim te shpejte dhe te plote te te gjithe te plagosurve ne kete aksident te rrugor! sb


Viewing all articles
Browse latest Browse all 4640

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>