Tre persona mbetën të plagosur nga një atentat me armë zjarri në orët e mesditës së sotme në Shkodër.
Ngjarja u regjistrua në qendër të qytetit, në sheshin “Demokracia”, ku shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë një vajzë e re.
Shtetasi me iniciale T.L ka qenë duke lëvizur me një mjet tip “Golf” ngjyrë jeshile kur ka qëlluar mbi 8 herë me pistoletë në drejtim të shtetases Elona Çuku e cila po dilte nga një dyqan.
Nga të shtënat ajo mbeti e plagosur në këmbë. Plumbat kapën dhe dy kalimtarë të rastit, Enrik Prendushi dhe Dioni Lisi.
Tre të plagosurit po marrin mjekim në spitalin e Shkodrës dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një grup i forcave të policisë ka nisur ndjekjen dhe i është drejtuar drejt lagjes ‘Rus’, zonë ku dyshohet të jetë larguar autori i kësaj ngjarje.
Në zonën ku ndodhi ngjarja ka objekte të shumta dhe kamera sigurie, pamjet e të cilave pritet ti japin një dorë policisë në zbardhjen e ngjarjes.